AlbY-CreW
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
AlbY-CreW


 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Kur mashtrimi bėhet festė!

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 150
Age : 36
Registration date : 28/03/2007

Kur mashtrimi bėhet festė! Empty
MesazhTitulli: Kur mashtrimi bėhet festė!   Kur mashtrimi bėhet festė! Icon_minitime31st March 2007, 11:29

--------------------------------------------------------------------------------

Islami na nxit tė jemi tė drejtė e tė sinqertė nė ēdo rast.

Allahu i Lartėsuar i lavdėron tė tillėt dhe i thėrret besimtarėt qė tė jenė tė atillė:

"O ju qė besuat! Ta keni nė kujdes All-llahun dhe tė jeni me ata tė drejtit!" (Tevbe, 119)

Ndėrsa Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem thotė: "Sinqeriteti tė shpie nė bėmirėsi, e bėmirėsia tė shpie nė xhennet. Robi vazhdon gjithnjė tė jetė i sinqertė gjėrsa tek Allahu shkruhet si i sinqertė. Gėnjeshtra tė shpie nė gjėra tė kėqija e ato tė shpiejnė nė xhehennem. Robi vazhdon gjithnjė tė jetė gėnjeshtar gjėrsa tek Allahu shkruhet si gėnjeshtar."

Krahas kėsaj, feja na ndalon nga gėnjeshtra, e cila ėshtė njė sėmundje e keqe, veti e shėmtuar, e urrejtur nga ēdokush qė ka mendje dhe arsye tė shėndoshė. Ajo ka pasoja tė kėqija dhe shpeshherė edhe fatale. Gėnjeshtari ėshtė njeri i urrejtur nga tė gjithė dhe nė tė njejtėn kohė ėshtė njeri i pabesueshėm. Njė fjalė e urtė popullore thotė: "Po gėnjeve tėrė jetėn, s'tė besojmė as tė vėrtetėn".

Nė fenė tonė ajo ėshtė e ndaluar dhe nuk lejohet nė asnjė menyrė pėrveē nė disa raste tė caktuara. Kėto raste nuk kanė tė bėjnė me shkeljen e tė drejtave, derdhjėn e gjakut e as fyerjen e nderit, pėrkundrazi. Ajo ėshtė e lejuar vetėm nė tri raste: gėnjeshtra nė luftė, pėr pajtimin e dy vetave dhe gėnjeshtra ndaj gruas pėr t'ia bėrė qejfin asaj.

Gėnjeshtra konsiderohet shenjė e dyftyrėshit (munafikut), Pejgamberi sal-lallahu alejvi ve sel-lem thotė: "Shenjat e munafikut janė tri: kur flet gėnjen, kur premton mashtron dhe kur i besohet diēka tradhėton." [Buhariu dhe Muslimi].

Gėnjeshtra ėshtė haram gjithsesi e sidomos kur ajo bėhet ndaj Allahut dhe Pejgamberit tė Tij, pastaj gėnjeshtra nė shit-blerje, kur gėnjen pėr njė ėndėrr qė se ka parė, kur gėnjėn nė formė tė shakasė, mashtrimi i fėmijėve pėrmes gėnjeshtrės, apo kur njeriu gėnjen qė tė tjerėt tė qeshin, etj. Tė gjitha kėto janė tė ndaluara dhe pėr to ekzistojnė argumente nga Kur'ani dhe Sunneti.

Muhammedi sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka qenė njeri i drejtė dhe i sinqertė. Gėnjeshtra nuk ka qenė cilėsi e tij asnjėherė, as para shpalljes e as pas saj. Nė kohėn para shpalljes, populli i Mekkes i dhanė epitetin "Muhammed el-Emin" qė don tė thotė: Muhammed besniku-i drejti. Pėr kėtė arsye, Herakliu, mbreti i Romės, kur e pyeti Ebu Sufjanin disa gjėra nė lidhje me Muhammedin sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ndėr tė tjera i tha: "A e keni akuzuar atė ndonjėherė me gėnjeshtėr para se ta thotė atė qė thotė tani (se ėshtė i dėrguar i Allahut)? Ebu Sufjani tha: Jo. Atėherė Herakliu tha: Nuk ka mundėsi qė ai tė mos gėnjej pėr njerėzit e pastaj tė gėnjej pėr Allahun."

Pėr fat tė keq, ekziston sot njė ditė, tė cilėn e festojnė shumė njerėz nė botė, e ajo ėshtė 1 Prilli apo siē ėshtė e njohur "dita e rrenave". Sipas tyre, nė kėtė ditė gėnjeshtra ėshtė e lejuar pa ndonjė kufi. Viktima e kėsaj dite nuk bėn tė hidhėrohet edhe pse nė disa raste pasojat e gėnjeshtrave janė katastrofale dhe e dėmtojn seriozoisht viktimėn.

Mė e keqja ėshtė se kjo festė ka zėnė vend edhe nė mesin e disa muslimanėve. Ata e festojnė atė edhe pse e din se gėnjeshtra nė islam ėshtė e ndaluar. Nėse tė tjerėt kanė bindjen se kjo ditė ėshtė njė ditė e veēantė dhe dallon nga ditėt tjera, tek ne muslimanėt gėnjeshtra ėshtė haram tėrė kohėn, s'ka dallim mes 1 Prillit dhe 2 Prillit. Ne nuk kemi argument nga sheriati se nė kėtė ditė lejohet gėnjeshtra andaj mbetet haram sikur nė ditėt e tjera.

Nga erdhi kjo festė kaq e shėmtuar, kush e solli atė? A ka lidhje ajo me ndonjė ngjarje historike? Pse ekziston nė mesin e shumė shoqėrive islame? Ēfarė gjykimi ka feja islam ndaj kėsaj feste?

Ekzistojnė mendime tė ndryshme lidhur me origjinėn e kėsaj feste. Disa thonė se ajo ka lidhje me kohėrat e lashta. Disa tė tjerė thonė se fillimi i saj ėshtė nė Francė nė vitin 1564 kur u bė ndėrrimi i kalendarit tė ri. Deri nė atė kohė, muaji i parė i vitit ishte Prilli. Kur u bė ndėrrimi i kalenadarit, ata tė cilėt e kundėrshtonin njė gjė tė tillė binin pre e gėnjeshtrave dhe talljeve tė ndryshme.

Disa e quajnė kėtė festė: "Mashtrimi i Prillit" dhe ky emėrtim ka njė histori:

Nė kohėn kur muslimanėt sundonin Spanjėn, ata ishin njė superfuqi qė nuk thyhej dot. Krishterėt evropianė mundoheshin ta zhduknin Islamin nga faqja e dheut. U munduan tė ndalin zgjėrimin islam nė Spanjė por kot, provuan disa herė por nuk patėn sukses.

Atėherė, ata dėrguan spiunė qė tė zbulojnė sekretin e kėsaj fuqie tė pathyeshme. Ata vėrejten se praktikimi i mirė i fesė (takvallaku) ishte sekreti i fuqisė sė tyre. Pasi zbuluan kėtė sekret, filluan tė mendojnė rreth njė strategjije e cila do tė thyente kėtė forcė andaj dėrguan nė Spanjė cigare dhe alkool falas.

Kjo strategji dha rezultatet e saja. Imani i muslimanėve filloi tė dobėsohej e sidomos nė mesin e tė rinjėve. Si rezultat i kėsaj, katolikėt nėnshtruan tėrė Spanjėn duke i dhėnė fund kėshtu sundimit tė muslimanėve nė kėtė vend. Me datėn 1 Prill ra Granada-fortifikata e fundit e muslimanėve, ata e quajtėn kėtė ditė: "Mashtrimi i Prillit" dhe vazhdojn ta festojnė atė ditė prej asaj kohe.

Anglezėt e quajnė kėtė ditė "Dita e Torollakėve" kjo pėr shkak tė gėnjeshtrave qė bėjnė e ndodh qė dikush tė iu beson e kėshtu bie viktimė e talljeve dhe nėnēmimeve.

Ndodhitė e kėsaj feste janė tė shumta: dikush ėshtė lajmėruar se i ka vdekur baba apo nėna apo ndonjė i dashur e ky nga mėrzia s'ka mundur tė pėrballoj dhe ka vdekur. Tjetėrin e kanė lajmėruar se ėshtė pėrjashtuar nga puna apo se familja e tij ka pas njė ndeshje automobilistike e ky nga tronditja ėshtė paralizuar. Dikėnd tjetėr e kanė gėnjyer se gruaja e tij ėshtė parė duke shkuar me njėrin, kjo ka rezultuar me vrasjen e gruas apo shkurorzimin e saj.

Neve nuk na intereson edhe aq shumė origjina e kėsaj feste sa na intereson gjykimi i sheriatit islam ndaj saj. Ne jemi tė sigurtė se kjo festė nuk e ka origjinėn nė gjeneratat e para tė muslimanėve, nė fakt ajo nuk ėshtė shpikur fare nga muslimanėt, ata qė e shpikėn janė jomuslimanėt. Andaj, kjo festė nuk ka bazė nė sheriatin islam dhe si e tillė, gėnjeshtra nė tė ėshtė e ndaluar (haram).

Disa mendojnė se gėnjeshtra ėshtė e lejuar kur ajo bėhet nė formė tė shakasė dhe me kėtė ata arsyetohen pėr 1 Prillin !

Ky ėshtė njė mendim i gabuar. Mė herėt u cekė se gėnjeshtra nuk lejohet edhe nėse ajo bėhet nė formė tė shakasė, bile pėr kėtė ka njė qortim tė ashpėr nga ana e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem.

Sė fundi, lusim Allahun e Lartėsuar tė na bėj prej atyre qė pasojnė sheriatin e Tij dhe braktisin traditat e jobesimtarėve.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://alby.niceboard.com
 
Kur mashtrimi bėhet festė!
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbY-CreW :: Feja Islame-
Kėrce tek: